LAZIO - JUVENTUS
Cristiano sjell fitoren në Olimpicon e nxehtë
27 January, 2019 @22:40
Lazio është treguar me karakter të fortë sot në Olimpico, por prapëseprapë nuk ka arritur që të nxjerrë fitore karshi Juventusit.
Epërsia e arritur me një autogol nga korneri është anuluar nga Joao Cancelo, që shënoi pas topit të dëbuar në 1-1 (min. 74’).
Ndërsa 2 minuta para fundit të kohës së rregullt, ka qenë Cristiano Ronaldo që ka shënuar nga penalltia në portën e Thomas Strakoshës për fitoren e Juventusit, 1-2.
Bianconerët mbeten të pamposhtur në Serie A ende.
Valon Berisha luajti në dhjetë minutata e fundit të takimit për Lazion.
Mirëpo, ylli i ndeshjes duhet të llogaritet portugezi Joao Cancelo. Ai u fut si zëvendësues kur rezultati ishte 1-0 për Lazion.
Më pas, ai barazoi në 1-1 dhe nxorri penalltinë të cilën e shënoi Cristiano Ronaldo për fitoren e rëndësishme dhe vazhdimin e serisë për Juventusin.