RIKTHIMI
Henry i zhgënjyer, Monaco rikthen Jardimin
26 January, 2019 @14:18
Lojtari i famshëm francez, tash trajner, Thierry Henry ka thënë se ka pranuar me zhgënjim të madh lajmin për largimin e tij nga detyra e trajnerit të Monacos.
Klubi francez pasi i dha Henrysë rastin që të merr detyrën e parë të tij në karrierë si trajner, e largoi atë pas 3 muajsh, pasi që rezultatet nuk erdhën, ndërsa Monacoja ende nuk ka dalë nga zona e rënies në Ligue 1.
Në ndërkohë, Monaco ka rikthyer trajnerin Leonardo Jardim. Portugezi ka qenë trajner i Monacos deri në tetor, kur u largua nga klubi.
Jardim 44 vjeç është kthyer me gëzim në skuadër, ndërsa kryetari i klubit ka thënë se portugezi u ngut kur u largua në tetor, pasi që kishte sukses të madh në stinorin e kaluar.
Komunikata e Monacos gjithashtu tha se Henrysë iu desht më shumë kohë për të implementuar planet e tij, mirëpo klubi u detyrua të reagojë shpejt për shkak të rezultateve brengosëse.
Në afatin kalimtar të janarit Monaco në radhët e veta shtoi mbrojtësin brazilian me përvojë, Naldo. Përveç tij në ekip erdh edhe mbrojtësi i Lille, Fodo Toure si dhe mesfushori i Chelseat, Francesc Fabregas.