FA CUP
‘Ole Show’ në Emirates, United kualifikohet
25 January, 2019 @23:10
Në duelin mes dy skuadrave më të trofeshme në FA Cup, fituese doli ajo e Manchester United, e cila nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer di vetëm për fitore. Në 8 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat, United me trajnerin norvegjez ka 8 fitore.
Ndeshja ishte mjaft intensive dhe prodhoi mjaft raste për shënim, mirëpo më cinikë në rastet e tyre u treguan mysafirët, të cilët e mbyllën ndeshjen me fitore 1-3, për të kaluar kështu në 1/8 e FA Cup.
Startues për Arsenalin si zakonisht ishte Granit Xhaka, kurse Shkodran Mustafi u inkuadrua nga banka rezervë në mesin e pjesës së parë, pasi që greku Sokratis pësoi një lëndim.
Në takimin tjetër të mbrëmjës në FA Cup, Bristol City fitoi 2-1 ndaj Boltonit, për të kaluar gjithashtu në fazën tjetër të kupës. FA Cup vazhdon me ndeshjet e tjera përgjatë gjithë fundjavës, ndërsa Premier Liga këtë fundjavë pushon.