GOLASHËNUESI SERIK
Veterani që barazoi rekordin e Batistutës
29 January, 2019 @0:09
Golashënuesi veteran i Sampdorias, Fabio Quagliarella, ka barazuar rekordin çerek-shekullor të Serie A-së që mbante deri tash i vetëm, legjenda e futbollit argjentinas dhe e Serie A-së, Gabriel Batistuta.
Quagliarella që në fund të këtij muaji mbush të 36-tat dhe ka luajtur për Juventusin, Napolin, Udinesen por edhe Italinë, është duke përjetuar stinorin e ëndërrave për një futbollist në këtë moshë.
Pas shënimit të 19 golave për Sampdorian në stinorin e kaluar, ku e kreu stinorin 2017/18 në vendin e katërt të golashënuesve pas Mauro Icardit, Ciro Immbobiles dhe Paulo Dybalas, këtë stinor duket edhe më i mirë.
Quagliarella ka shënuar golin e 16 të stinorit në fundjavë, ndërsa ka shënuar në 11 ndeshje të Serie A-së radhazi, rekord ky të cilën e mbante Batistuta i vetëm që prej vitit 1994, kur luante për Fiorentinën.
Nëse golashënuesi i Sampdorias do të shënojë edhe në ndeshjen e radhës të ekipit, që ndeshet me Napolin atëherë ai do të shënojë rekordin e ri të Serie A-së.
Kjo statistikë bëhet edhe më e rëndësishme kur dihet që Quagliarella këtë gjë e arrin në moshë tejet të shtyer në krahasim me argjentinasin.
Përndryshe, Quagliarella është edhe golashënuesi më i mirë aktualisht i Serie A-së, me 16 gola, një më shumë sesa Duvan Zapata i Atalantës dhe Cristiano Ronaldo i Juventusit.