Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 1-2 DUKAGJINI

Ahmed Januzi i sjell fitore të madhe Dukagjinit

Ahmed Januzi i sjell fitore të madhe Dukagjinit


19 March, 2022 @16:15

Pas humbjes nga Gjilani,  Dukagjini nuk ka shikuar më mbrapa.

Ekipi i drejtuar nga Armend Dallku sot ka shënuar fitore të madh si mysafir ndaj Llapit në Zahir Pajaziti, ndërsa seria e “hithave” ka shkuar në pesë ndeshje pa humbje, prej të cilave tri fitore (me këtë të sotmen), pasi që Dukagjini ka mposhtur Llapin si mysafir, 1-2 [Latif Amadu 90+2 - Ahmed Januzi 10, 72].

Goli i herëshëm, jashtëzakonisht i bukur i Januzit dha sinjale për vendasit se Dukagjini nuk kishte ardhur për shëtitje aty.

E lufta për secilin top vërehej nga mysafirët, ku edhe Jean Carioca e Ardin Dallku morrën kartonë të verdhë në pjesë të parë.

TABELA AKTUALE

Tentimi i vetëm i Llapit për tu regjistruar para golit në kohën shtesë ka qenë i Bujar Idrizit (58’), por topi shkoi larg portës.

E Dukagjini duke shfrytëzuar një gabim të vendasve në mes të fushës, falë Januzit të disponuar shënoi për atë që më vonë doli të jetë sigurimi i fitores (71).

Deri në fund, Llapi vetëm ka arritur të minimizojë rezultatin, pa rrezikuar shumë, përmes Latif Amadu, që shënoi golin e parë të tij të stinorit në Superligë, krejt në fund të ndehsjes për përfundimtaren 1-2.

Derisa Llapi ka 41 pikë dhe është 10 pikë aktualisht larg liderit, Dukagjini po bën hapa të mëdha për t’iu shmangur rënies direkte dhe tashmë po synon të luftojë edhe për pozitën që siguron mbijetesën dhe për të dalë nga pozita e PlayOutit/barazhit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga