Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBETET NË SUEDI!

AIK blen kartonin dhe vazhdon kontratën e Celinës

AIK blen kartonin dhe vazhdon kontratën e Celinës


2 January, 2024 @18:36

Skuadra suedeze përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se mesfushori i Kosovës, Bersant Celina tash e tutje do të jetë lojtar i tyre, pasi që kanë blerë kartonin e lojtarit nga Dijoni francez.

Ndërkaq, në vazhdim është bërë e ditur se mesfushori Celina ka nënshkruar kontratë të re me ekipin e AIK-ut që e mbanë atë të lidhur me ekipin deri më 31 gusht të vitit 2026.

Celina 27 vjeç është mesfushor kreativ, ndërsa në Transfermarkt vlerësohet me 1.8 milionë euro kartoni i tij. Ai u huazua te AIK nga Dijon në vitin e kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga International