Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESFUSHORI KOSOVAR

Endrit Krasniqi në ekipin e gjysmëstinorit të ligës verimaqedonase

Endrit Krasniqi në ekipin e gjysmëstinorit të ligës verimaqedonase


22 December, 2023 @11:43

Mesfushori i Shkëndijës së Tetovës, ish-lojtari i Prishtinës Endrit Krasniqi është përzgjedhur në 11-shen më të mirë të gjysmëstinorit 2023/24 në elitën e futbollit të Maqedonisë.

Sipas portalit MFL.MK Krasniqi ka merituar një vend në 11-shen më të mirë të pjesës së parë të këtij stinori, ndërsa 29-vjeçari ka shënuar dy gola këtë stinor për tetovarët.

Shkëndija përndryshe është në garë për titull kampioni, ndërsa ka ndërprerë bashkëpunimin me Ardian Nuhiun trajner. Kuqezinjtë nga Tetova janë në pozitën e tretë të renditjes me 4 pikë më pak sesa liderja, Struga.


 
Të gjitha lajmet nga International