Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS INCIDENTIT

Flet referi i grushtuar: Emre Belozoglu nxiti krejt situatën

Flet referi i grushtuar: Emre Belozoglu nxiti krejt situatën


20 December, 2023 @8:57

Referi i grushtuar turk, Halil Umut Meler, që tashmë ka dalë nga spitali dhe është shumë mirë me shëndet, ka dhënë një intervistë për të përditshmen turke Hurriyet pas incidentit, që bëri bujë në mbarë globin.

Halil Umut Meler, refer turk (FIFA refer) u grushtua javën e kaluar nga kryetari i ekipit të Ankaragucu Faruk Koca, pas barazimit të ekipit të tij në ndeshje ndaj Rizesporit.

Emre

“Pas fishkëllimës së fundit në ndeshje lojtarët erdhën për të falenderuar dhe uruar për ndeshjen. Kjo shihet edhe në kamera televizive. Në atë kohë, pashë duart dhe krahët e Emre Belozoglut. Trajneri kundërshtar Ilhan Palut ia mbajti duart. Derisa ne mendonim çka po bëhet, nga ana e majtë më erdhi goditja nga personi që tashmë dihet kush është. Pas kësaj unë ende kisha vetëdije, derisa shkelmohesha nga të tjerët. Policia natyrisht që nuk arriti të reagojë pasi që ishte një ndodhi e papritur dhe në moment. Këtë ndodhi e provokoi trajneri i Ankaragucu, askush tjetër,” është cituar të ketë thënë Meler.

Për më tepër referi në fjalë ka bërë të ditur se personi i vetëm nga i gjithë stafi i të dyja palëve që luajtën atë ditë, është vetëm Emre që nuk i ka thënë as “më fal” e as “qoftë e kaluar”. Ish-lojtar i Fenerbahçes, Emre, tash është trajner i Ankaragucut.

Telashet në futbollin turk kanë vazhduar edhe mbrëmë, derisa kryetari i Istanbulsporit ka dalë në fushë dhe ka tërhequr ekipin e tij nga fusha duke e lënë ndeshjen, në ditën kur mendohej se futbolli turk po rikthehet. Por, jo. Duket larg.


 
Të gjitha lajmet nga International