Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRIZË E MADHE NË FUTBOLLIN TURK!

Ndërhyrja ndaj Loshajt, kreu i Istanbulsporit nxjerr ekipin nga fusha!

Ndërhyrja ndaj Loshajt, kreu i Istanbulsporit nxjerr ekipin nga fusha!


20 December, 2023 @9:14

Në ditën që futbolli turk pritej të rikthehej pas incidentit që përshkoi globin me grushtimin e referit Halil Umut Meler, rinisën telashet prapë. Kryetari i ekipit të Istanbulsporit Ecmel Faik Sarialioglu zbriti në fushë dhe urdhëroi që ekipi i tij ta lë ndeshjen.

Te situata erdhi pasi që futbollisti i Kosovës Florian Loshaj, që luan për Istanbulsporin ra në zonë por referi nuk sinjalizoi asgjë, ndërsa në sulmin tjetër Trabzonspor shënoi dhe avancoi 1-2!

Istanbulspor

Hidhërimi i madh i kreut të ekipit të Istanbulsporit prapë është mirë që nuk plasi në dhunë, por së paku në turpin nësë mund të thuhet më të butë.

Por, futbolli turk do të mbetet shumë-shumë larg atij evropian edhe për shumë vite tjera, derisa do të vështirësohet edhe organizimi i EUROs për ata.


 
Të gjitha lajmet nga International