Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË RUMANI

Ermal Krasniqi asiston në fitoren e Clujit

Ermal Krasniqi asiston në fitoren e Clujit


21 December, 2023 @22:01

Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka kontribuuar me një asistim në fitoren e thellë të ekipit të tij CFR Cluj ndaj Universitatea Cluj në derbin lokal të elitës së futbollit rumun.

Ekipi i Krasniqit, CFR Cluj ka fituar ndeshjen 4-0, ndërsa kosovari ka asistuar në golin e tretë të skuadrës. Ai ka qenë startues në ekipin e drejtuar nga italiani Andrea Mandorlini, ndërsa është zëvendësuar në minutat shtesë të ndeshjes, 90’+3.

Me këtë fitore CFR Cluj ka dalë në vendin e dytë të elitës së futbollit rumun, ndërsa pas 21 ndeshjeve ka 36 pikë, 8 më pak sesa lideri FCSB (ish-Steaua).


 
Të gjitha lajmet nga International