Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURKU NË GREQI!

Fatih Terim emërohet trajner i Panathinaikosit

Fatih Terim emërohet trajner i Panathinaikosit


26 December, 2023 @18:33

Skuadra greke Panathinaikos bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur turk, Fatih Terim. Turku 70 vjeçar ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me ekipin nga Athina, duke u bërë trajneri i parë turk në futboll që kalon përtej Egjeut.

Terim do të zëvendësojë trajnerin Ivan Jovanovic në detyrë, me të cilin ekipi grek u nda ditë më parë. Detyrë e vështirë e pret Terimin me përvojë aty, derisa në janar Panathinaikos do të ndeshet tre herë me rivalin e përbetuar, Olympiacos. 

Për karakteristikë, Fatih Terim ka qenë më parë trajner i Galatasarayit në Turqi. Ndërsa njëjtë, edhe KB Panathinaikos ka emëruar trajnerin e KB Galatasarayit më parë si kryetrajner, Engin Ataman.


 
Të gjitha lajmet nga International