Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIDEO

“Air Albania” po bëhet gati për ndeshjen ndaj superyjeve të Anglisë

“Air Albania” po bëhet gati për ndeshjen ndaj superyjeve të Anglisë


26 February, 2021 @18:51

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 28 marsit ku kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me gjigantin evropian, Anglinë.

Sipas një njoftimi të Federatës Shqiptare të Futbollit, punimet në stadium po zhvillohen e intensitet të lartë dhe gjithçka është duke shkuar sipas planit për të qenë gati për këtë ndeshje.

“Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë intensivisht gjatë muajve të fundit, ndërkohë që së fundmi kemi hyrë në një fazë të rëndësishme të investimit në këtë impiant modern. Tashmë ka mbërritur edhe sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën, që përdoret në stadiumet më moderne të botës, dhe kanë nisur testet e para,” thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Shqipëria dhe Anglia më 28 mars do të ndeshen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.


 
Të gjitha lajmet nga