Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AJAX

Ajaxi shkrin trofeun për t’ia dhuruar tifozëve

Ajaxi shkrin trofeun për t’ia dhuruar tifozëve


12 May, 2021 @16:08

Tifozët e Ajaxit nuk kanë mundur të jenë prezentë në stadium këtë stinor për shkak të pandemisë, andaj klubi ka vendosur ta ndajë trofeun e ligës me ta - me plot kuptimin e fjalës.

Kampionët holandezë, të cilët siguruan titullin e 35 kampion, e kanë shkrirë trofeun duke e kthyer atë në 42,000 yje argjendi për t’ia dhuruar tifozëve të cilët kanë abonime sezonale në Johan Cruyff Arena.

“Këtë stinor na është dashur ta luajmë pa tifozët tanë në stadium, por ne përsëri kemi ndjerë mbështetjen e tyre çdo javë gjatë rrugës në stadium, në rrjetet sociale si dhe kontaktet tona personale me ta,” - u shpreh Van Der Sar, presidenti i klubit.

Megjithatë, Federata e Futbollit Holandez i ka dhënë Ajaxit edhe një trofe për ta vendosur në kabinetin e tyre.


 
Të gjitha lajmet nga International