NË PRISHTINË

Foto: KFFlamurtari/fb
Akil Makolli rikthehet te Flamurtari
15 January, 2023 @16:16
Futbollisti Akil Makolli është rikthyer te Flamurtari. Lojtari në fjalë, që luan në qendër të mbrojtjes, pas pjesës vjeshtore të kaluar te Vushtrria, i është rikthyer ekipit ku nisi karrierën.
Makolli 29-vjeçar është shprehur të jetë i lumtur që u rikthye në ekipin ku nisi gjithçka për të.
“Jam shumë i lumtur që po rikthehem ku fillova dhe u ndërtova si futbollist. Kudo që kam qenë gjatë kësaj periudhe, Flamurtari gjithmonë ka qenë në zemrën time. Shpresoj ta ndihmoj ekipin drejt arritjes së objektivit,” është cituar të ketë thënë Makolli për llogarinë zyrtare të Flamurtarit në Facebook.
Gjatë këtij afati kalimtar nga Flamurtari u nda Dardan Jashari qendërmbrojtës, që shkoi në drejtim të Lirisë, ndërsa ekipi gjeti zëvendësimin duke e siguruar Makollin nga Vushtrria.