Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTBOLLISTI SPANJOLL

Aksident në trafik, ndërron jetë Jose Antonio Reyes

Aksident në trafik, ndërron jetë Jose Antonio Reyes


1 June, 2019 @13:12

Jose Antonio Reyes, futbollisti 35-vjeçar spanjoll, ka ndërruar jetë në paraditen e sotme.

Lajmi u bë i ditur nga klubi i Sevillas, një nga ish-klubet e lojtarit në fjalë, i cili njoftoi që futbollisti spanjoll ka vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik.

Reyes gjatë karrierës së tij luajti për skuadra të njohura si Sevilla, Arsenal, Real Madrid, Atletico Madrid, Benfica e Espanyol, derisa së fundi ishte pjesë e skuadrës spanjolle Extremadura.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga