Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERE

Alaba i ‘dashuruar’ tek klubi i madrilenëve

Alaba i ‘dashuruar’ tek klubi i madrilenëve


25 June, 2021 @21:30

Ishte tek klubi i “Los Blancos” në vitin 2013, u largua, por kjo nuk ia shuajti kurrë ‘dashurinë’ për klubin e Realit të Madridit.

Bëhet fjalë për lojtarin austriak, Alaba, i cili këtë verë po kthehet në Spanjë edhe një herë, tek skuadra e Real Madridit.

“Madrid, opsioni im i parë”, kishte thënë ai para se të nënshkruante për t’u ‘rikthyer’ tek Real Madrid edhe një herë.

“Unë pata disa mundësi, natyrisht, por Madrid ishte opsioni im i parë dhe unë zgjodha në atë mënyrë. Është një motivim të kesh kaq shumë klube që të kërkojnë ty.”, ka thënë  ai për “Marca”

“Po, unë fitova Ligën e Kampionëve 2013 dhe kam kujtime shumë të mira këtu. Do të jetë një lojë e shkëlqyeshme në një stadium të shkëlqyeshëm.”, ka përsëritur ai, duke qenë shumë entuziast për këtë ‘rikthim’


 
Të gjitha lajmet nga La Liga