Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E KOSOVËS

Alain Giresse publikon listën e Kosovës, ka rikthime dhe emra të rinj!

Alain Giresse publikon listën e Kosovës, ka rikthime dhe emra të rinj!


16 September, 2022 @14:07

Pas kundërshtarëve edhe Kosova ka publikuar ftesat për ndeshjet e shtatorit, dy të fundit në kuadër të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Alain Giresse ka ftuar 26 futbollistë për ndeshjet ndaj Irlandës Veriore dhe Qipros, ndërsa në listë janë vërejtur edhe emra të rinj si ai i Lumbardh Dellovës e Lindon Emërllahut të Ballkanit, por edhe Shkëlqim Vladi të Aaraut të Zvicrës e Ilir Krasniqi i Llapit.

ORARI I NDESHJEVE, TABELA dhe REZULTATET

Te të tjerët, nuk ka ndonjë befasi të madhe, por vërehet rikthimi i Leart Paqaradës në ekip, pas një kohe të gjatë, ku lojtari kishte thënë se nuk do të vjen derisa trajner të jetë Bernard Challandes. Gjithashtu rikthehet në ekip edhe Hekuran Kryeziu!

KOSOVA

Kosova, call ups

Portierë |  Arijanet Muric, Visar Bekaj, Samir Ujkani.

Mbrojtës | Florent Hadërgjonaj, Mërgim Vojvoda, Donat Rrudhani, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Leart Paqarada, Betim Fazliji, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti.

Mesfushorë | Ibrahim Dresevic, Ilir Krasniqi, Lindon Emërllahu, Hekuran Kryeziu, Bersant Celina, Florent Muslija, Florian Loshaj, Toni Domgjoni, Zymer Bytyqi, Arbër Zeneli.

Sulmues | Vedat Muriqi, Elbasan Rashani, Milot Rashica, Shkëlqim Vladi.

“Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e këtij muaji. Trajneri francez për grumbullimin e shtatorit ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë. Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve. Stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërkaq, përzgjedhësi Alain Giresse do të paraqitet në konferencë për media, të martën, në orën 13:00, në hotel ‘Emerald’.” - ka shkruar FFK-ja në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga