Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Alain Giresse: Të konfirmojmë vendin e dytë

Alain Giresse: Të konfirmojmë vendin e dytë


23 September, 2022 @19:09

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, në deklaratën e dhënë në konferencë për media para ndeshjes Irlanda Veriore - Kosova, ka thënë se ekipi do të luftojë për fitore për të konfirmuar vendin e dytë në grup.

E për të bërë këtë, Kosova do të duhet të mposhtë veriirlandezët. Giresse ka thënë se pozita e dytë është e rëndësishme për Kosovën, ndërsa ka theksuar se secila pikë vlen në renditjen e FIFA-së dhe UEFA-së.

“Natyrisht se është e rëndësishme për ne, pasi që është ndeshje zyrtare e UEFA-së dhe vlerësohet secili duel. Për ne është ndeshje me rëndësi. Kemi ardhur këtu për të nxjerrë rezultat pozitiv dhe shpresoj t’ia dalim. E dimë se Greqia e ka fituar grupin, por për ne është me rëndësi që ta konfirmojmë pozitën e dytë në grup,” ka thënë përzgjedhësi francez i Kosovës, që ka folur edhe për golat e tij ndaj Irlandës Veriore në Botërorin e vitit 1982, pasi u kërkua nga gazetarët.

TABELA, ORARI dhe REZULTATET

Kosova në ndeshjen e parë të zhvilluar ndaj Irlandës Veriore ka shënuar fitore 3-2 në Prishtinë. Dardanët janë me dy fitore dhe dy humbje pas katër ndeshjeve të para në grup, ndërsa të dy humbjet i ka nga Greqia, që ka siguruar vendin e parë që në katër ndeshjet e para.

Irlanda Veriore - Kosova do të luhet më 24 shtator me fillim prej orës 18:00, ndërsa është dueli i parafundit në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve për Kosovën, ku pas tre ditësh më 27 shtator përfundon cikli. Biletat për ndeshjen Irlanda Veriore - Kosova, janë shitur të gjitha, kanë njoftuar nga Federata e Futbollit të Irlandës Veriore.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve