Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TV TALK

Albert Bunjaki parashikon ndeshjen Maqedonia-Kosova në rezultat

Albert Bunjaki derisa ishte selektor i Kosovës/ TOPSPORTI/ Arkiv

Albert Bunjaki parashikon ndeshjen Maqedonia-Kosova në rezultat


5 October, 2020 @0:02

Ish selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, ka qenë mysafir në emisionin sportiv të KTV-së sonte dhe në pyetjen lidhur me ndeshjen jetike të Kosovës ndaj Maqedonisë Veriore, ai ka thënë se pret fitore, duke bërë edhe një analizë të shkurtër se si mund të shkojë loja.

“Në këtë ndeshje dilet me formacionin më të mirë të mundshëm që e ke. Besoj që fillimi i ndeshjes do të jetë tepër taktik ku edhe lojtarët, por edhe trajneri do të ndërrojë taktikën me ecurinë e ndeshjes. Ndeshja do të lexohet nga trajnerët dhe pastaj do të reagohet,” ka thënë Bunjaki Sportin Total.

“Kosova formën e saj nuk mundet me e ndryshu. Ne luajmë futboll kreativ dhe kjo sa është mirë, aq është edhe rrezikshëm. Në fund, qysh kemi besuar që nga viti 2016 kur nisëm rrugëtimin me qëllim për të siguruar evropianin, tash jemi shumë afër,” ka thënë ish selektori i Kosovës.

“Besoj që ndeshja do të kryhet 1-2 në favor të Kosovës dhe pas kësaj përballjeje do të luajmë me Gjeorgjinë në finale,” ka thënë ai.

Maqedonia Veriore - Kosova zhvillohet më 8 tetor me fillim prej orës 20:45 në Shkup. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të kalojë në finale të PlayOffit, ku luan ndaj fituesit të ndeshjes Gjeorgjia - Bjellorusia.


 
Të gjitha lajmet nga