STAR OF THE GAMEWEEK XV

Foto: FFK
Albert Dabiqaj (Gjilani) - Ylli i javës (15)
Teksti: FFK
7 November, 2022 @10:53
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, bëjnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Çmimi i më të mirit për javën e 15-të i ka takuar futbollistit të SC Gjilani, Albert Dabiqaj.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit.
Dabiqaj pati paraqitje shumë të mirë në duelin ndaj Prishtinës dhe ishte më i merituari që Gjilani arriti ta arkëtojë një pikë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ai, përveç lojës së mirë gjatë tërë ndeshjes, arriti të shënojë të dy golat për skuadrën e tij në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila u mbyll baras 2:2.
E pas marrjes së çmimit futbollisti i skuadrës gjilanase theksoi se ky çmim i jep motiv për të vazhduar të japë më të mirën në fushën e gjelbër, ndonëse klubi po kalon kohë të vështira për shkak të mungesës së përkrahjes financiare.
“Duke pasur parasysh periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon ekipi ynë, ky çmim është një motiv shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe për të luftuar në Albi Mall Superligën e Kosovës. SC Gjilani ka një ekip kualitativ e të komponuar por problemet tashmë të ditura për publikun, na kanë lënë disa hapa prapa me skuadrat e tjera. Besoj që çdo gjë do të përmirësohet dhe do të kthehemi tek rezultatet e mira dhe aty ku e kemi vendin. Falënderoj trajnerët dhe bashkëlojtarët që përkundër rrethanave të vështira çdo ditë e gjejmë motivin për punë”, tha Albert Dabiqaj për faqen zyrtare të FFK-së.