Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 2-2 GJILANI

Albert Dabiqaj shpëton Gjilanin nga humbja!

Pamje nga ndeshja, Prishtina-Gjilani/ Foto: FCPrishtina/fb

Albert Dabiqaj shpëton Gjilanin nga humbja!


5 November, 2022 @19:57

Mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj, ka dalë dy herë në skenë sonte, për të barazuar dy herë rezultatin ndaj kryeqytetasve, ashtu që ekipi i tij të kthehet në shtëpi me një pikë.

Dy herë ishte Prishtina në epërsi dhe pas barazimit të dytë kishte edhe disa gjysmëraste të mira, por mbrojtja e Gjilanit bëri gjithcka për të mbajtur portën të paprekur më tej, ashtu që përballja e fundit e ditës në Superligë të përfundojë me barazim, Prishtina 2-2 Gjilani [Arlind Shabani 43, Albin Prapashtica 63 - Albert Dabiqaj 58, 74].

Arlind Shabani shënoi në fund të pjesës së parë për ta rehatuar Prishtinën me 1-0. Ndërsa në pjesë të dytë Gjilani nga një krosim prej të djathtës, pa gol, kur Albert Dabiqaj ndoqi topin thellë në zonë për ta lënë të pashpresë Ardit Nikën për 1-1!

TABELA AKTUALE

Dominimi i Prishtinës vazhdoi, derisa pas një pritjeje me dëbim topi të Enea Koliçit, Albin Prapashtica i disponuar shumë sot, qëlloi furishëm nga afërsia për 2-1. Prapashtica pati edhe dy tentime nga largësia, të mira, që u mbrojtën nga Koliçi.

Pas 11 minutash erdhi një befasi për të gjithë nga kapiteni i Gjilanit. Në tentim krosimi për sulmuesit nga rreth 25 metra, Dabiqaj corientoi të gjithë për barazim 2-2, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Deri në fund të ndeshjes, Prishtina provoi edhe disa herë, por në disa gjysmëraste të tyre reagonte shumë mirë Kolici, për t’ia siguruar pikën ekipit të Zekirija Ramadanit.

Pas kësaj ndeshjeje të dyja skuadrat kanë pikë të njëjta, 23, derisa Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Gjilani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga