Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Albert Ejupi kërkon të transferohet në një shtet tjetër

Albert Ejupi kërkon të transferohet në një shtet tjetër


2 March, 2021 @18:48

Mesfushori shqiptar i lindur në Suedi, Albert Ejupi, është në kërkim të një skuadre të re ku do të mund ta vazhdojë karrierën e tij.

Futbollisti 28 vjeçar që nga fillimi i këtij viti ka mbetur lojtar i lirë, pasi nuk ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën suedeze Varbergs BoIS, me të cilën ka pasur tre stinorë të suksesshëm.

Për futbollistin në fjalë së fundi kanë shprehur interesim skuadrat suedeze si Örebro SK, IK Sirius dhe Helsingborgs IF, por asnjëra prej ofertave të tyre nuk e ka joshur mesfushorin.

Ejupi deri më tani ka luajtur për skuadra të ndryshme në Suedi, ndërsa tani e sheh kohën adekuate për ta sprovuar veten edhe jashtë vendlindes së tij.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet futbollisti në një intervistë për faqen Fotbolltransfers.com, ku tha se largimi i tij nga Varbergs ka pasur për qëllim pikërisht transferimin e tij në një shtet tjetër, ndërsa mbyllja e afatit kalimtar në shumicën e shteteve të tjera, e ka vështirësuar transferimin e tij.


 
Të gjitha lajmet nga International