Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE NDAJ RIVALIT DIREKT

Albin Krasniqi për fitore, Ferizaji me shpresa mbijetese

Albin Krasniqi, u tregua vendimtar në ndeshjen ndaj Trepçës'89 duke shënuar golin e vetëm për Ferizajin/ Foto: FCFerizaj/ fb

Albin Krasniqi për fitore, Ferizaji me shpresa mbijetese


14 May, 2023 @20:06

Fitore minimale, por shumë të rëndësishme ka shënuar Ferizaji sot në kuadër të xhiros së XXXIV të Superligës, ku me një gol të shënuar nga Albin Krasniqi ka fituar rivalin direkt në luftë për mbijetesë Trepçën’89, Ferizaji 1-0 Trepça’89 [Albin Krasniqi 52’].

Fitorja ka ngritur Ferizajin e drejtuar nga Andrej Panadic në pozitën e tetë, që mundëson shpëtimin e stinorit përmes barazhit, duke e çuar ekipin në 38 pikë, një më shumë sesa Trepça’89, që është e nënta tash.

Por, sa i përket lojës, Ferizaji ka pasur minimalisht katër raste të mira për të shënuar, ndërsa mysafirët e drejtuar nga Shpëtim Idrizi dy herë erdhën rrezikshëm drejt portës së Marko Jovanovskit.

TABELA AKTUALE

Edon Sadriu ka pasur dy raste të mira për shënim (16’ dhe 76’), Enis Sefa tentoi në minutat shtesë së pjesës së parë (45’+3) ndërsa Kenan Orana pak para fundit të ndeshjes (89’). Në fund, goli i Albin Krasniqit shënuar pas një asistimi të mençur të Mateo Panadicit, që erdhi nga krosimi prej anës së djathtë, bëri që goli të jetë i verifikuar edhe nga VAR, për të qenë fitorja e bardhekaltërve e pastër.

‘89-shi rrezikon rënien, pasi është i nënti në renditje. Në dy ndeshjet e fundit luajnë ndaj Dukagjinit dhe Prishtinës. Ndërsa Ferizaji tash ka gjithçka në dorë të vetë. Mirëpo, ka një punë të vështirë. I shkon si mysafir Ballkanit që po lufton për titull kampioni, para se të pres Dukagjinin në shtëpi.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga