Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMIZ SADIKU - FERIZAJ

Albion Kurtaj vendimtar, Ferizaj shënon fitoren e gjashtë rresht

Foto: FC Ferizaj

Albion Kurtaj vendimtar, Ferizaj shënon fitoren e gjashtë rresht


31 October, 2021 @15:27

Një fitore mjaft të rëndësishme e ka shënuar sot Ferizaji në Grupin B të Ligës së Parë.

Ferizaj sot triumfoi 0-1 ndaj Ramiz Sadikut në Prishtinë, e goli i fitores për mysafirët erdhi nga futbollisti Albion Kurtaj në minutën e 17’ të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e gjashtë rresht për Ferizajin në Grupin B të Ligës së Parë, statistikë që e tregon formën fantastike që kjo skuadër po e kalon për momentin.

TABELA AKTUALE

Tashmë Ferizaji është vetëm një pikë larg Vushtrrisë, liderit të Grupit B, kurse Ramiz Sadiku ndodhet një pozitë më poshtë se Ferizaj.

Xhiron e ardhshme, Ramiz Sadiku do të jetë mysafir i Vllaznisë, kurse Ferizaji e pret Fushë Kosovën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë