Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPA DEL REY

Alcoyano me 10 lojtarë, eliminon Real Madridin nga CopaDelRey

Alcoyano me 10 lojtarë, eliminon Real Madridin nga CopaDelRey


20 January, 2021 @23:42

Skuadra e Segunda B Divisionit spanjoll, Alcoyano, ka bërë befasinë e dorës së parë sonte, duke e eliminuar rekord-kampionin spanjoll dhe të Evropës Real Madridin nga Copa del Rey.

Alcoyano ka arritur t’i bëj ballë madrilenëve përgjatë 90min duke nxjerrë barazim, e pastaj në vazhdime ka arritur edhe golin e fitores për t’ua prishur ditën los blancosve në krye me Zinedine Zidanin për përfundimtaren 2-1 [Solbes 80’, Juanan 115’- Éder Militão 45’].

karim benzema

Derisa vendasit në 10 minutat e fundit të lojës luajtën me 10 lojtarë, te Real Madridi në pjesë të dytë dhe vazhdime nuk ndihmuan as inkuadrimi i Karim Benzemasë, Asensios, Eden Hazardit dhe Toni Kroosit!

Me këtë fitore, Alcoyano kalon në 1/8 e finales, ndërsa mbretërit mbesin jashtë gare.

 

alcoyano


 
Të gjitha lajmet nga La Liga