FERONIKELI - DRITA

Alidema shpëtimtari i Dritës
7 March, 2021 @15:32
Kampionia në fuqi, Drita, ka sigurar tri pikë të arta në udhtimin e saj në Drenas, ku u përballë me skuadrën e Feronikelit.
Ekipi i trajnerit Adrian Nuhiu arriti të fitojë vetëm falë golit të shënuar në minutën e katërt të kohës shtesë (90’+4), kur Festim Alidema u shndërrua në shpëtimtar të ndeshjes me golin e bukur të shënuar nga e majta, pasi u asistua nga Astrit Fazliu. Alidema ishte inkuadruar në lojë si rezervist, duke e zëvendësuar Almir Ajzerajn në minutën 81’ të ndeshjes.
Vetëm dy minuta më vonë nga ky gol, Sokol Kiqina pati një rast ideal për të shënuar, por goditja e tij shkoi jashtë portës së portierit Faton Maloku.
Drita me këtë fitore vazhdon të mbetet lidere e Superligës, por tani me 50 pikë, apo dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Ballkani.