MEDIA
BOROZANI/ Lis Dorambari
Aliji në shënjestrën e Hannoverit
10 June, 2016 @16:56
Emri i Naser Alijit këto ditë ka filluar të përmendet me skuadrën gjermane, Hannover.
Sipas faqes zvicerane, 20min.ch, Martin Bader, sot ka udhëtuar në Basel, për t’i filluar negociatat për transferimin e 22 vjeçarit.
Mbrojtësi anësor i kombëtares shqiptare, ka kontratë edhe për një stinor me skuadrën e Baselit, ndërsa këtë stinor ka pasur 22 paraqitje në Superligën e Zvicrës.
Aliji aktualisht gjendet në kampin e kuqezinjëve, të cilët do të paraqiten për herë të parë në Kampionatin Europian.