Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVENTUS

Allegri e do Juven lider

REUTERS

Allegri e do Juven lider


27 November, 2014 @0:44

Max Allegri, trajner i Juventusit, pas fitores ndaj Malmos 0-2 në Suedi, tashmë kërkon vendin e parë në grup. 

Juventus pret liderin e grupit Atletico Madrid në xhiron e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve dhe me një fitore ata do të mund të përfundonin grupin si liderë. 

“Ne do të mundohemi të fitojmë këtë ndeshje. Këtë do të duhet ta arrijmë me avantazh dygolësh sepse kemi rastin të përfundojmë të parët në grup,” i ka thënë ai Sky Sport Italias. 

Atletico Madrid është lider i Grupit A me 12 pikë, derisa Juventus është i dyti me 9. Atletico Madrid kishte fituar Juventusin në Vicente Calderon 1-0 dhe tani Bianconerët duhet t’i mposhtin ata me rezultat më të mirë për të dalë të parët në grup në bazë të ndeshjeve të ndërsjella pasi që do të kenë pikë të barabarta. 


 
Të gjitha lajmet nga