Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXX

Altin Merlaku (KF Dukagjini), Ylli i javës (30)

Altin Merlaku (KF Dukagjini), Ylli i javës (30)


26 April, 2022 @12:04

Mesfushori me përvojë i Dukagjinit të Klinës, Altin Merlaku, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros XXX të Superligës, duke e marrë çmimin e Yllit të javës nga FFK dhe sponsori i ligës.

Merlaku 29-vjeç ka shënuar dy gola të shpejt në duelin e fundjavës, për t’ia sjellë Dukagjinit fitoren për shpresë mbijetese direkte ndaj Gjilanit që luftonte për titull.

E golat e Merlakut bën që ekipi i Gjilanit të nesërmen të shkarkojë nga detyra Ismet Munishin trajner, pasi që distanca e gjilanasve me liderin Ballkani u bë shumë e madhe!

Kjo është xhiroja e dytë me radhë që një lojtar i Dukagjinit po merr cmimin e Yllit të javës, pasi që në xhiron e kaluar e mori Ergyn Ahmeti.

Për Merlakun përndryshe, kjo është hera e parë që po e merr këtë cmim në karrierë. Ndërsa bëhet lojtari i tretë i Dukagjinit që po e fiton këtë epitet, e çmimi arrin për herë të katërt në ekip të klinasve të drejtuar nga Armend Dallku.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga