Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTBOLLISTI I KOMBËTARES

Amir Abrashi kalon te Baseli

Foto: FCBasel/fb

Amir Abrashi kalon te Baseli


27 January, 2021 @21:15

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, është anëtar i ri i ekipit elit zviceran, Basel.

Basel, ku luajnë edhe Taulant Xhaka, Edon Zhegrova, Elis Isufi, Albion Hajdari, Pajtim Kasami, Omar Bunjaku - tashmë mund të thuhet se përbëhet nga një pjesë e mirë e futbollistëve që flasin shqip.

“Mirë se ardhje të përzemërt për Amir Abrashin! Mesfushori do të jetë pjesë e skuadrës së Baselit deri në fund të stinorit si huazim,” ka bërë të ditur FC Basel në njoftimin e lëshuar.

Abrashi 30-vjeçar qe gjashtë stinorë luan suksesshëm në Bundesligë për Freiburgun, ku kishte shkuar nga Grasshopperi zviceran. Ai është pjesë e rregullt e kombëtares shqiptare dhe ka qenë pjesëmarrës në EURO 2016 me ekipin historik të kuqezinjëve nën drejtimin e Gianni de Biasit.

Trajneri i ekipit të Baselit, ish-reprezentuesi zviceran Ciriaco Sforza është shprehur të jetë i lumtur me afrimin e Abrashit në skuadër.

“Ai do të na sjellë përvojë shtesë. Ka përvojë, mentalitet lideri, karakter të mirë dhe element agresiv. Ekipi duhet të ketë lojtarë me karakteristika të ndryshme dhe me Abrashin tashmë bëhet një miks i mirë në mes të fushës,” ka thënë Sforza për faqen zyrtare të kampionit të shumëfishtë të helvetëve.


 
Të gjitha lajmet nga