Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIORENTINA 1-2 NAPOLI

Amir Rrahmani sjell fitoren, Napoli perfekt në krye

Amir Rrahmani sjell fitoren, Napoli perfekt në krye


3 October, 2021 @20:28

Napoli është skuadra e vetme në TOP 5 ligat evropiane që po vazhdon me perfeksion kampionatin.

Të drejtuar nga Luciano Spalletti, Napoli ka arritur të përmbys epërsinë e Fiorentinës për të fituar ndeshjen me golin e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani në pjesë të dytë të ndeshjes, 1-2 [Lucas Martinez 28 - Lozano 38, Rrahmani 50].

Kosovari Rrahmani ka vazhduar të jetë në 11-shen startuese dhe tashmë ka shënuar golin e dytë të stinorit në Serie A, përkundër se është qendërmbrojtës.

Napoli është lider në Serie A, me shtatë fitore nga shtatë ndeshje të luajtura.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A