Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTBOLLISTI I VITIT 2021 I KOSOVËS

Amir Rrahmani: Viti më i mirë në karrierë

TOPSPORTI/ A. P.

Amir Rrahmani: Viti më i mirë në karrierë


23 December, 2021 @7:20

Kapiteni i Kosovës dhe futbollisti i Napolit në Serie A, Amir Rrahmani, është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2021 nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mbrëmë.

Rrahmani, që nuk ishte prezent në ceremoninë e mbyllur të FFK-së, për shkak të angazhimit me ekipin e tij përmes një video mesazhi ka thënë se viti 2021 mund të thuhet që ka qenë viti i tij më i mirë në karrierë si futbollist.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar për më tepër në mesazhin e tij ka thënë se beson në një kualifikim të Kosovës qoftë në Kampionat Evropian, pse jo edhe në Kampionat Botëror.

“Ju falënderoj për besimin e dhënë. Ky çmim për mua është një privilegj i madh dhe një shtysë që të punoj edhe më shumë për të ardhmen. Për mua ka qenë viti më i suksesshëm, ndoshta më i miri në karrierën time, por besoj se është vetëm fillimi, sepse kur arrin në këto nivele gjithmonë mundohesh të përmirësohesh sa më shumë. Po e mbyllim një vit jo edhe aq të mirë për kombëtaren sepse kemi pritur rezultate më të mira, por futbolli e ka kështu. Duhet të besojmë që në të ardhmen të kualifikojmë Kosovën në Evropian ose Botëror, pse jo. Faleminderit edhe njëherë për besimin dhe shpresoj që të kthemi më të fortë në kualifikimet e ardhshme, ju përshëndes të gjithëve”, ka thënë Rrahmani.

Manifestimi i këtij viti u mbajt vetëm me praninë e laureatëve për shkak të masave mbrojtëse kundër Covid-19.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga