Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU 1-1 A&N

A&N barazon dhe humb rastin për të dalë në vend të dytë

Fotot: KFIstogu/fb

A&N barazon dhe humb rastin për të dalë në vend të dytë


9 April, 2022 @17:41

Ekipi prizrenas A&N ka qenë në disponim sot për të bërë më shumë në përballjen e zhvilluar në Demush Mavraj të Istogut, ndaj Istogut.

Mirëpo, përkundër se ata me fitore të dilnin në pozitë të dytë të renditjes tabelare, këtë gjë nuk e arritën, për më tepër është dashur të luftojnë për të siguruar pikën për përfundimtaren Istogu 1-1 A&N [Malsor Blakaj 6 - Liburn Shala 60].

Istogu i drejtuar nga Bekim Shotani, ka gjetur shpejt golin dhe përmes Blakajt ka shënuar për epërsi. Troftat mbajtën mirë lojën pastaj përgjatë gjithë pjesës së parë, duke shkuar në pushim me avantazh.

TABELA AKTUALE

Mirëpo në pjesë të dytë A&N i Petrit Rushitit dukshëm i motivuar për të mos humbur këtë duel, arriti barazimin në kohë ideale me Liburn Shalën. Mirëpo përkundër rasteve, jo edhe golin tjetër që do t’i shpiente në pozitë të dytë të renditjes tabelare dhe kështu, u ndanë pikët në përballjen nën Bjeshkët e Nemuna.

A&N për momentin është i katërt në renditje, ndërsa Istogu në pozitën e gjashtë. A&N është ekipi me më së shumti barazime në Ligë të Parë Grupi A deri më tani këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë