Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRIZREN

A&N emëron trajnerin e ri

A&N emëron trajnerin e ri


22 September, 2022 @16:41

Pas largimit të Petrit Rushitit nga detyra, A&N ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, që do të përkujdeset për ekipin e parë, e ta çojë sa më lartë në renditje tabelare.

A&N ka zyrtarizuar Nazmi Ramën si trajner të ri të skuadrës, ndërsa mitrovicasi i ka premtuar ekipit punë profesionale dhe përmbushje të objektivave.

“Trajneri me shumë përvojë, Nazmi Rama, me bagazh të gjatë të futbollit Kosovar i ka besuar projektit tonë madhështor për ta inkuadruar skuadrën në Superligë. Karrierën e tijë profesionale si futbollist i kohës së tijë për të vazhduar më tutje edhe si trajner i shumë skuadrave në Kosovë.
Timonieri Mitrovicas kërkoi angazhim, diciplinë, kulturë, ndërsa premtoi punë profesionale, përmbushje të objektivave,”
ka shkruar klubi në njoftim për angazhimin e trajnerit.

Ndërsa vetë Rama ka thënë se objektivat do të arrihen lehtë nëse oferta të cilës i besoi do të dëshmohet.

“Nga sot jam pjesë e klubit A&N, një klub me projekt serioz të cilit i besova shumë me të marrur ofertën për të udhëhequr skuadrën. Unë besoj shumë në kualitetin e futbollistëve, ku së bashku me kryesinë do të arrijmë shumë lehtë objektivin e klubit, të bashkuar mund t’ia dalim për të mirën e qytetit të Prizrenit,” ka thënë Nazmi Rama në deklaratën e parë të tij si trajner i ekipit.

Pas gjashtë xhirove të para në Superligë, A&N ka dy fitore dhe një barazim, krahas tre humbjeve, ndërsa pas pushimeve të kombëtareve Rama do të debutojë te ekipi prizrenas në ndeshje Drenasi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë