Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRIZREN

A&N merr përforcimin nga Superliga

A&N merr përforcimin nga Superliga


24 January, 2022 @22:17

Futbollisti që në mes të muajit dhjetor të vitit që e lamë pas u nda me Dukagjinin në Superligë, Erblind Mulaj, është anëtari më i ri i ekipit prizrenas që garon në Ligë të Parë, A&N.

Para pak çastesh A&N ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, ndërsa 26-vjeçari ka bërë karrierë më parë në Istog, Besa, Onix, Kastrioti dhe së fundi te Dukagjini.

“Mulaj me përvojë të madhe në futbollin tonë i bashkohet rrugëtimit tonë drejt Superligës,” ka thënë ndër të tjera njoftimi i A&N botuar pak më parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga