Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU BËN HAP PRAPA!

A&N ndalë Istogun

Pamje nga "Demush Mavraj" sot, gjatë Istogu - A&N

A&N ndalë Istogun


8 April, 2023 @18:02

Istogu ishte shumë afër fitores së tretë radhazi me formën që e ka kapur, mirëpo ekipi prizrenas A&N përmes Jenuz Kollanit ia ka mohuar fitoren troftave, që tashmë rrezikojnë pozitën e tretë dhe mbetjen një hap prapa mundësisë për barazh!

Mysafirët në anën tjetër, të drejtuar nga Genc Tamniku nisën më mirë ndeshjen, avancuan, por që në pjesë të parë nuk rezistuan derisa ekipi vendas i drejtuar nga Fisnik Gashi avancoi pas 45-minutave të para!

TABELA AKTUALE

Istogu 2-2 A&N [Bleon Alushaj 6’, Malsor Blakaj 42’ — Arvanit Rexhaj 3’, Jenuz Kollani 58’].

Derisa Istogu pas 21 ndeshjesh ka 36 pikë gjendet për momentin i treti në renditje, A&N e teta në renditje ka 21 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë