Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI 1-3 A&N

A&N përsëri fiton si mysafir

A&N përsëri fiton si mysafir


10 September, 2022 @17:54

Pas largimit të trajnerit Petrit Rushiti, A&N e drejtuar nga Denis Isaja sot, ka arritur të shënojë edhe fitoren e dytë sezonale, duke e mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë.

Kjo ka qenë fitorja e dytë sezonale e A&N-së dhe e dyta si mysafir, pasi që ekipi vetëm si vendas nuk ka shënuar fitore këtë stinor.

TABELA AKTUALE

Pas golit të epërsisë së arritur nga Zgjim Mustafa në pjesë të parë, Vëllaznimi mori rrugëtimin për këndellje duke barazuar përmes Jurgen Gjinit, mirëpo në fund në skenë ka dalë mesfushori i dalluar i ekipit prizrenas Noumoufa Diarra, që me dy gola në 10-minutat e fundit ka përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Vëllaznimi 1-3 A&N [Jurgen Gjini 60 - Zgjim Mustafa 26, Noumooufa Diarra 80, 84].

Xhiron që vjen A&N në shtëpi pret Phoenixin, ndërsa Vëllaznimi udhëton në Rahovec.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë