Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERE

Ancelotti nuk e do brenda skuadrës

Foto: Transfermarkt.de

Ancelotti nuk e do brenda skuadrës


5 July, 2021 @20:00

Është pjesë e skuadrës së Real Madrid, por që një kohë të gjatë ai ka mbetur në stol, gjë e cila nuk i pëlqeu mesfushorit spanjoll të Real Madrid, Isco.

Mesfushori spanjoll, që nga viti i kaluar kishte shprehur dëshirën që të largohej nga klubi, kjo si rezultat i pakënaqësive ndaj ish-menaxherit të klubit të Real Madrid,  Zidane.

Siç raporton edhe “Transfemarkt.de” , edhe menaxheri i ri i kësaj skuadre, Ancelotti, nuk është i interesuar të vazhdoj në mesfushë me Isco, i cili aktualisht përfiton 7 milion euro pagë në sezon.

Nga ana tjeter, skuadra italiane, AC Milan ka shfaqur interesimet për një huazim të mundshëm të lojtarit spanjoll, me mundësi blerje prej 18-20 milionë euro. Ndërsa negociatat kanë filluar, drejtori teknik i AC Milan, ish-mbrojtësi, Maldini është shprehur se është optimist rreth transferimit të Isco tek skuadra e Milan-it.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A