SHQIP NË BOTË
Andi Hoti - qendërmbrojtësi i Kosovës nënshkruan me Interin
19 July, 2021 @15:26
Andi Hoti, momentalisht përfaqësues i Kosovës U21 në futboll, sot ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Interit.
Futbollisti në fjalë ishte te Interi tash e sa kohë, që prej kur kaloi aty nga Zvicra, përkatësisht skuadra U18 e Zürichut, ndërsa tash ai ka nënshkruar kontratë profesionale me Interin. Gjithashtu, ai momentalisht është i grumbulluar me skuadrën seniore të Interit për ndeshjet parasezonale që kjo skuadër po i zhvillon gjatë këtyre javëve.
I lindur në vitin 2003 dhe 191 cm i gjatë, Andi luan si qendërmbrojtës dhe me klubin nga Milano ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.