Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRI

Andi Thaqi bëhet i Vushtrrisë

Andi Thaqi bëhet i Vushtrrisë


13 January, 2022 @15:35

Njëri ndër portierët e njohur të Ligës së Parë, Andi Thaqi, që është rritur te Besa e Pejës dhe së fundi ka qenë pjesë e Arbërisë - është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Vushtrrisë.

Thaqi 25-vjeç pritet të bëhet shpejt portier i parë i ekipit vushtrrias, ndërsa në dy vitet e fundit ai ka qenë pjesë e Arbërisë.

“Portieri i njohur nga Prishtina, i dalë nga KF Besa dhe anëtar i KF Arbëria në dy vitet e fundit, Andi Thaqi nënshkruan kontratë me klubin tonë,” ka bërë të ditur KF Vushtrria sot.

Derisa Vushtrria i ka uruar mirë se ardhje lojtarit, shpreson që në fund të stinorit misioni i tyre të përfundojë me sukses.

Misioni i Vushtrrisë është rikthimi në Superligë, derisa ekipi veçse ka kryer pjesën e parë të stinorit në Ligë të Parë Grupi B në vend të parë dhe nëse arrin ta mbajë këtë pozitë deri në fund të stinorit, do të jetë pjesë e Superligës 22/23.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë