Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAPITENI I PARË I KOSOVËS

Anel Rashkaj i kthehet futbollit suedez

Foto: Orgryte/fb

Anel Rashkaj i kthehet futbollit suedez


21 January, 2021 @16:45

Mesfushori dhe kapiteni i parë i reprezentacionit të Kosovës në futboll, Anel Rashkaj, i është kthyer futbollit suedez.

Ai sot edhe zyrtarisht është bërë lojtar i ri i ekipit Orgryte, duke nënshkuar për këtë vit me ekipin në fjalë.

Së fundi ai ka luajtur në Finlandë për SJK-në, ndërsa para kësaj tentoi të luante edhe për kampionen e shumëfishtë të Kosovës, Prishtinën, por nuk zgjati shumë.

“Si një lojtar që mban mirë topin dhe punon për mbrojtjen e ekipit, ai do të jetë shtesë e rëndësishme për skuadrën tonë. Ai është profesionist dhe model për secilin lojtar në klubin tonë,” ka thënë drejtori sportiv i ekipit Igor Krulj për faqen zyrtare të klubit.

Ndërsa prizrenasi në deklaratën e tij për bashkimin me klubin e Orgrytes është shprehur se ka gjetur ambient të përshtatshëm dhe projekt interesant.

“Pas kohës së kaluar në Finlandë, ndjeja se më duhej të kthehem në Suedi dhe pas interesimit të Orgrytes u dakorduam lehtë. Ky është një ekip i madh dhe projekti i klubit është interesant. Duke konsideruar se çfarë futbolli dëshiron të luajë ekipi këtë vit, besoj se do të adaptohem lehtë e shpejtë,” ka thënë 31-vjeçari i Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga International