Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIANCONERI

Anelka në Juve për suksese

Anelka në Juve për suksese


1 February, 2013 @20:29

Sulmuesi françez, Nicolas Anelka, nënshkroi kontratë deri në fund të këtij stinori me Juventusin, kampionin dhe liderin aktual të Serie A-së. 

Ai është shprehur i stërkënaqur me marrëveshjen e arritur dhe ka thënë se Torinoja është tashmë shtëpia e tij. 

“I falenderoj çdokujt për mikpritjen që ma bën. Jam shumë i lumtur që erdha, në një klub kaq të madh,” ka thënë Anelka, transmeton faqja zyrtare e juventinëve. 

Ish futbollisti i Chelseat, Anelka, gjithashtu ka shtuar se me Juventusin ai mund të arrijë suksese tjera. 

“Me cilësitë që i ka Juventusi mund të arrijmë sukses në të gjitha garat,” ka shtuar ai në mes tjerash. 

Anelka 33 vjeçar, ka ardhë në Juventus nga ekipi kinez Shanghai Shenhua. 


 
Të gjitha lajmet nga