Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA A E KOMBEVE: ITALIA - ANGLIA

Anglia bie nga Liga A e Kombeve!

Anglia bie nga Liga A e Kombeve!


23 September, 2022 @23:04

Pa asnjë fitore pas pesë ndeshjeve të fazës grupore dhe vetëm edhe një për tu zhvilluar, Anglia e Gareth Southgate, nënkampione e Evropës ka rënë nga Liga A e Kombeve në Ligën B të Kombeve sonte, me disfatën e pësuar nga Italia.

Giacomo Raspadori, Italy

Italia ka shënuar fitoren e dytë në grup dhe është në garë për vendin e parë dhe finalet e Ligës së Kombeve, derisa Anglia për herë të parë në histori të garës, bie në Ligën B të Kombeve.

Federico DiMarco, Italy

Giacomo Raspadori me një super-gol, ia solli fitoren Italisë së Roberto Mancinit në San Siro, duke shënuar pas asistimit të Leonardo Bonuccit, për t’ia sjellë fitoren azzurrëve, 1-0 [Raspadori 68’]që shkojnë në ndeshjen e fundit në duel direkt me Hungarinë për vendin e parë në grup dhe finalet e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

TABELA, REZULTATET dhe ORARI

Golin e vetëm Anglia në këtë fazë të Ligës së Kombeve e ka shënuar nga penalltia dhe nuk ka ende gol nga loja! Derisa ka pranuar 7, për të qenë ekipi më i dobët i Ligës A të Kombeve në Grupin 3.

Harry Kane, England

Derisa Italia luan për vend të parë ndaj Hungarisë pas tri ditësh, Anglia do të luaj ndeshje prestigji ndaj Gjermanisë, pas turpërimit të pësuar në këtë edicion të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve