Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA

Ansu Fati në fazën e rehabilitimit deri në gusht

Ansu Fati në fazën e rehabilitimit deri në gusht


13 July, 2021 @12:25

Është pjesë e skuadrës së Barcelonës, por një lëndim më 7 nëntor 2020 në një ndeshje kundër Betis, sulmuesit të BarçësAnsu Fati iu desht që të operohet nga gjuri i tij.

Sulmuesi 18 vjeçar nuk do të jetë në dispozicion të Ronald Koeman që të nis në sezonën e re 2021-2022, kjo si rezultat i një problemi ende për Fati, i cili po qëndron tani në Madrid

Si rezultat i lëndimit, sulmuesi spanjoll ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje në edicionin e fundit, ku ka shënuar 4 gola. Ndërsa në Ligën e Kampionëve ai numëron vetëm 3 ndeshje, ku ka shënuar një gol të vetëm.

Sulmuesi i Barçës, aktualisht po rikuperohet nga dëmtimi i gjurit dhe do të jetë larg fushave së paku deri në muajin gusht.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga