Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTSALL

Arben Simitçiu zyrtarizohet si përzgjedhës i Kosovës në futsall

Foto: FFK

Arben Simitçiu zyrtarizohet si përzgjedhës i Kosovës në futsall


29 January, 2021 @15:20

Trajneri i njohur prizrenas, që ka bërë emër dhe karrierë të bujshme në Çeki me ekipet e tij, së fundi me Sparta Pragën, Arben Simitçiu, është emëruar sot edhe zyrtarisht si përzgjedhës i ri i Kosovës në futsall.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka zyrtarizuar trajnerin e ri të Kosovës në futsall, me të cilin pritet që Kosova të arrijë rezultate më të mira përgjatë kualifikimeve.

Ademi ka falenderuar fillimisht ish-selektorin Ramadan Cimili për punën e bërë, ndërsa për Simitçiun është dhënë se përvoja e tij do t’i shërbejë për të arritur nivel më të lartë.

“Për mua ky është nder dhe respekt i madh. Çdo herë gjatë karrierës time kam bërë maksimumin. Tash edhe më tepër do ta jap maksimumin sepse Kosova është shteti im dhe besoj se bashku do ta sjellim futsallin e Kosovës në një nivel më të lartë. Shpresoj se do të na prijë e mbara”, ka thënë Simitçiu, me rastin e prezantimit të tij.

Në kualifikimet e fundit Kosova ka dalë e parafundit në Grupin F, me 3 pikë të fituara nga grupi ku fitues doli Gjeorgjia e pas saj Gjermania. Austria ishte e fundit në grup, pa pikë.


 
Të gjitha lajmet nga