Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - SUEDIA

Arbër Hoxha: Falënderoj trajnerin Challandes, shpresojmë në fitore

Foto: FFK

Arbër Hoxha: Falënderoj trajnerin Challandes, shpresojmë në fitore


10 January, 2020 @19:58

Përveç Blend Baftiut, pas stërvitjes së sotme në Doha për faqen zyrtare të FFK-së u shpreh edhe Arbër Hoxha, i cili gjithashtu do ta zhvillojë paraqitjen e parë me përfaqësuesen e Kosovës.

“Pikësëpari falënderoj përzgjedhësin Challandes që më ka grumbulluar për këtë miqësore. Sigurisht se të jesh pjesë e Kombëtares A është një ndjenjë e papërshkrueshme dhe shpresoj që të jap më të mirën time nëse më jepet rasti të paraqitet kundër Suedisë. Mua më mbetet të vazhdoj të punoj maksimalisht dhe pse jo në të ardhmen të luaj edhe në ndeshje kualifikuese.

Kushtet për stërvitje këtu janë shumë të mira dhe kjo po na jep mundësi për t’i treguar cilësitë tona para përzgjedhësit. Sigurisht se ndeshja kundër Suedisë do të jetë shumë e vështirë, duke pasur parasysh se në radhët e veta kanë futbollistë cilësor, por ne shpresojmë që do të paraqitemi denjësisht dhe ta fitojmë këtë ndeshje.” - u shpreh Hoxha, përcjell FFK.

Kujtojmë që miqësorja mes Kosovës dhe Suedisë luhet më 12 janar me fillim nga ora 15:45.


 
Të gjitha lajmet nga