Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANGERS 2-4 REIMS

Arbër Zeneli asiston në fitoren e parë sezonale të Reimsit

Arbër Zeneli asiston në fitoren e parë sezonale të Reimsit


31 August, 2022 @21:57

Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli, ka qenë njëri ndër protagonistët e fitores së Reimsit ndaj Angersit si mysafir, ku ekipi i tij mori fitoren e parë sezonale në Ligue 1.

Zeneli asistoi në golin e Muntesit, që shënoi në minutën e 23 të ndeshjes, derisa dueli përfundoi me rezultat Angers 2-4 Reims [Boufal 59’ pen., Hunou 67 - Munetsi 23’, Ito 45’, Balogun 70’ pen., Flips 90’].

Futbollisti ynë luajti për 64 minuta në këtë ndeshje, derisa u zëvendësua nga anglezi Balogun, që më pas doli të jetë vendimtar në fitore me gol e asist në fund.

Me fitoren e parë të arritur këtë edicion, Reims ka tash 5 pikë nga 5 ndeshje të zhvilluara.

Valon Berisha nuk ka qenë fare në ekip, as në bankën rezervë të Reimsit të drejtuar nga trajneri Oscar Garcia.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1