Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA - BESA

Arbëria fiton me përmbysje, shpreson në mbijetesë

Arbëria fiton me përmbysje, shpreson në mbijetesë


24 April, 2021 @17:01

Në duelin e sotëm mes skuadrës së parafundit dhe të fundit në renditje, fituese doli Arbëria, që me përmbysje arriti ta mposhtë 2-1 (Marclei Santos 66’, Hysen Bytyqi 85’ / Etnik Brruti 52’) Besën.

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, e para që e gjeti golin në këtë takim ishte Besa. Pejanët realizuan gol në minutën e 52’ përmes Etnik Brrutit, i cili shënoi me kokë pas krosimit të Gentrit Salihut nga krahu i majtë.

TABELA AKTUALE

Megjithatë, skuadra vendase nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbysë komplet rezultatin.

Fillimisht sulmuesi Marclei Santos në minutën e 66’ ia dhuroi barazimin Arbërisë, e më pas në minutën e 85’ zëvendësuesi Hysen Bytyqi shënoi për 2-1 pas asistimit nga Elmir Lekaj, gjithashtu zëvendësues, për t`u mbyllur kështu ky duel me fitore të Arbërisë.

Fitorja e shënuar sot bën që Arbëria t’i afrohet 4 pikë pozitës që dërgon në barazh, kurse Besa tashmë edhe matematikisht e ka siguruar rënien në Ligën e Parë sezonin tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga