Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMIZ SADIKU 1-1 ARBËRIA

Arbëria merr pikën e parë sezonale

Arbëria merr pikën e parë sezonale


3 September, 2022 @19:48

Arbëria edhe pse në pjesën më të madhe të ndeshjes ishte në epërsi, nuk ka arritur ta ruajë atë deri në fund për të regjistruar fitoren e parë sezonale, por gjithsesi, ekipi nga Dobraja ka arritur të sigurojë pikën e parë sezonale.

Kjo, pasi që Arbëria barazoi në Prishtinë sot ndaj Ramiz Sadikut, ku vendasit shpëtuan nga humbja me golin e shënuar nga lojtari i dalluar i tyre, Shpresim Prestreshi, që neutralizoi rezultatin prej epërsisë së marrë të mysafirëve që nga pjesa e parë.

Arbëria kishte avancuar herët në pjesë të parë, kur Albin Pllana shënoi pas asistimit të Drin Zhegrovës.

TABELA AKTUALE

Ramiz Sadiku 1-1 Arbëria [Shpresim Prestreshi 74 - Albin Pllana 23].

Ramiz Sadiku gjithashtu nuk ka shënuar ende fitore këtë stinor, ndërsa këtë do ta provojë në përballjen e radhës ndaj Vushtrrisë si mysafir.

Arbëria, gjithashtu do të ketë punë të vështirë në xhiron tjetër, kur pret Vjosën e Shtimes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë