Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA

Arbëria ndërron stadiumin vendas, FFK aprovon kërkesën

Arbëria ndërron stadiumin vendas, FFK aprovon kërkesën


7 May, 2021 @16:15

Skuadra e Arbërisë ndeshjet e mbetura të Superligës që do t’i luajë si vendase, nuk do t’i zhvillojë në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, siç ka ndodhur deri më tani.

Termini i njëjtë i ndeshjeve në tri xhirot e fundit dhe pamundësia që ky stadium të shfrytësohet njëkohësisht nga Llapi dhe Arbëria, ka bërë që kjo e fundit të ndërrojë ‘shtëpi’.

Klubi nga Dobraja e Lipjanit ka vendosur që në ndeshjet e mbetura si vendase të luajë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Për këtë drejtuesit e klubit kanë marrë edhe aprovimin nga Komisioni i Garave të Superligës.

“Komisioni i Garave shqyrtoi kërkesën e KF “Arbëria“ për zhvillimin e ndeshjes së xhiros së 34-t, Arbëria – Drenica në terrenin me bari sintetik në Gjilan si nikoqir. Komisioni i Garave aprovoi kërkesën si të arsyeshme për shkak se tri xhirot e fundit të Superligës, sipas Rregullores së Garave do të zhvillohen në të njëjtin termin. Siç është e ditur se KF “Arbëria“ deri tani ndeshjet si nikoqir i ka zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë, por në xhiron e 34-t, FC “Llapi” zhvillon ndeshjen në Podujevë dhe si rrjedhojë kjo ndeshje duhet të zhvillohet në Gjilan (terreni me bari sintetik)”, thuhet në vendimin e Komisionit të Garave.

Arbëria tri ndeshjet e fundit të Superligës i ka si më poshtë:

Java 34: Arbëria - Drenica
Java 35: Arbëria - Llapi
Java 36: Drita - Arbëria


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga